Visar Zhiti: I madhi përkthyesi ynë i Dantes, Pashko Gjeçi
Автор на темата: Roland Lelaj
Roland Lelaj
Roland Lelaj
Канада
Local time: 05:06
Член (2008)
Английски на Албански
+ ...
Sep 14

Pasi lashë Firencen e Dantes, erdha në shtëpi, në Tiranë me diçka danteske brenda vetes dhe po doja të shfletoja Veprën e tij Hyjnore, e kam edhe në gjuhën e tij, dhe në gjuhën time.

Në shqip na e solli madhërishëm Pashko Gjeçi. Dhe ai ka ferrin e vet, të rëndë, që e sfidoi, madhërishëm, do them prapë, por ai s’është më rrugëve të Tiranës, ku dhe e shikonim, rrallë, por sot dua ta kujtoj, prandaj po sjell dy copëza nga librat e mi për të, po e nis
... See more
Pasi lashë Firencen e Dantes, erdha në shtëpi, në Tiranë me diçka danteske brenda vetes dhe po doja të shfletoja Veprën e tij Hyjnore, e kam edhe në gjuhën e tij, dhe në gjuhën time.

Në shqip na e solli madhërishëm Pashko Gjeçi. Dhe ai ka ferrin e vet, të rëndë, që e sfidoi, madhërishëm, do them prapë, por ai s’është më rrugëve të Tiranës, ku dhe e shikonim, rrallë, por sot dua ta kujtoj, prandaj po sjell dy copëza nga librat e mi për të, po e nis nga:

KARTELA TË REALIZMIT TË DËNUAR
- ajo e Pashko Gjeçit (1918–2010) -
Jo me Virgjilin, por me Pashko Gjeçin si udhërrëfyes erdhi Dante në ferrin shqiptar.
Në mes të shtegetisë së kësaj jete
u gjeta në një pyll krejt errësi,
se kishe humbë rrugën e vërtete.

... nga Shkodra ishte, jetim mbeti dhe ky me nënën dhe dy motrat dhe nisi shkollimin në Kolegjin Saverian dhe, pasi mbyllen shkollat fetare me “Ligjin Ivanaj”, kalon në gjimnazin e Shkodrës. Ka shokë klase ata që do të futeshin burgjeve Arshi Pipën, Lazër Radin, etj. Kolë Ashtën...
Nis të përkthejë nga Dante, Petrarka, Leopardi, etj dhe po shkruante dhe vetë me emrin letrar Surgens. Duke qenë nxënës me rezultate të larta, Ministria e Arsimit i jep një gjysmë burse për të studiuar Letërsi dhe Filozofi në Romë. Diplomohet në vitin 1942 me tezë diplome poetin Ndre Mjeda dhe merr gradën Doktor i Shkencave. Duan ta mbajnë asistent pedagog, por dhe me këshillën e shkrimtarit Ernest Koliqi kthehet që të punojë në atdhe.
Kur vijnë partizanët në pushtet, ishin familjarisht nga Shkodra në Durrës dhe jep lëndën e letërisë në gjimnazin e qytetit ku zgjidhet kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Durrësin. E arrestojnë në vitin 1947 me akuzën se ishte pjesëmarrës në një grup kundër pushtetit të ri dhe e dënojnë me 5 vjet burg… (Vijon më poshtë)

Zemra shqiptare, 07.09.2024

https://www.zemrashqiptare.net/news/65730/visar-zhiti-i-madhi-perkthyesi-yne-i-dantes-pashko-gjeci.html
Collapse


 


Няма конкретен модератор, определен за този форум.
За да докладвате за нарушение на правилата или за да получите помощ, се свържете с персонала на сайта »


Visar Zhiti: I madhi përkthyesi ynë i Dantes, Pashko Gjeçi






Protemos translation business management system
Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!

The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.

More info »
Trados Business Manager Lite
Create customer quotes and invoices from within Trados Studio

Trados Business Manager Lite helps to simplify and speed up some of the daily tasks, such as invoicing and reporting, associated with running your freelance translation business.

More info »