Perkthimin e kreva, e nisa dhe ... heshtje.
Автор на темата: mergim
mergim
mergim  Identity Verified
Съединени американски щати
Local time: 19:15
Английски на Италиански
+ ...
Sep 20, 2002

Te dashur kolegë përkthyes,

Në se ndonjeri jush është ndodhur në rrethanë analoge, do ta mirëprisja mendimin e tij/saj.

Ishte një kërkesë përkthimi urgjent nga anglishtja në italisht për një paisje mjekësore kardio-kirurgjikale. Gjithsej nje faqe dhe shpërblimi i ofruar, 30 euro.

Sapo e kërkova tekstin, brënda minutash ma dërguan. Edhe unë mbas 45 minutave ua nisa perkthimin. Nga ai çast ... vetëm heshtje. Le shpërblim,(le të shkojnë për
... See more
Te dashur kolegë përkthyes,

Në se ndonjeri jush është ndodhur në rrethanë analoge, do ta mirëprisja mendimin e tij/saj.

Ishte një kërkesë përkthimi urgjent nga anglishtja në italisht për një paisje mjekësore kardio-kirurgjikale. Gjithsej nje faqe dhe shpërblimi i ofruar, 30 euro.

Sapo e kërkova tekstin, brënda minutash ma dërguan. Edhe unë mbas 45 minutave ua nisa perkthimin. Nga ai çast ... vetëm heshtje. Le shpërblim,(le të shkojnë për bamirësí), po as një \"faleminderit\"s\'më thanë.Ky fakti.

Pyetja ime : sikur përkthimi të qe vëllimor, si duhej vepruar? Cilat garancitë që duhen kërkuar? Duhen kërkuar para se të fillohet nga puna, mbas mbarimit të përkthimit por para nisjes së punës kryer, apo të niset puna siç bëra unë e të pritet ... në mëshirë të fatit ?

Ju përshëndees të gjithëve,



Collapse


 
Monika Coulson
Monika Coulson  Identity Verified
Local time: 17:15
Член (2001)
Английски на Албански
+ ...
SITE LOCALIZER
Nuk jeni i vetmi Z. Mërgim... Sep 20, 2002

Së pari Z. Mërgim më vjen shumë keq që ju ka ndodhur kjo gjë. Megjithatë, mendoj se ata ende mund t\'ju paguajnë, nuk i dihet. A i dini informatat kontaktuese (adresën, telefonin etj) të kompanisë apo jo?



Fatkeqësisht gjëra të tilla kanë ndodhur shpesh dhe vazhdojnë të ndodhin. Mua personalisht më ka ndodhur tri herë: Një herë nga një kompani me famë shumë të keqe (sohsei në DC) që mbasi punova për ta, mora vesh që ata nuk kishin paguar me dhjet
... See more
Së pari Z. Mërgim më vjen shumë keq që ju ka ndodhur kjo gjë. Megjithatë, mendoj se ata ende mund t\'ju paguajnë, nuk i dihet. A i dini informatat kontaktuese (adresën, telefonin etj) të kompanisë apo jo?



Fatkeqësisht gjëra të tilla kanë ndodhur shpesh dhe vazhdojnë të ndodhin. Mua personalisht më ka ndodhur tri herë: Një herë nga një kompani me famë shumë të keqe (sohsei në DC) që mbasi punova për ta, mora vesh që ata nuk kishin paguar me dhjetra përkthyesë të tjerë dhe unë isha vetëm një prej tyre. (Mora vesh më vonë që çështja u mor në dorë nga FBI pasi shuma e parave që ata kishin \"vjedhur\" duke mos i paguar përkthyesit ishte e madhe. Por ka kaluar shumë kohë dhe asgjë më tepër nuk kam dëgjuar mbasi dërgova dhe unë historinë time tek FBI.



Herën e dytë më ka ndodhur nga një kompani përkthimi në Francë, që sapo morën përkthimin tim, ndërprenë numrin e telefonit, adresën e emalit dhe nuk munda t\'i kontaktoj më. Për këta zura një avokat, por mbas përpjekjeve të shumta, avokati dhe firma e tij dhanë dorëheqje prej kësaj çështjeje, pasi nuk ishin në gjendje t\'i kontaktonin ata të \"kompanisë\".



Herën e tretë më ndodhi me një individ amerikan, që më kontaktoi personalisht dhe i përktheva disa letra drejtuar një miku. Për këtë rast ishte plotësisht faji im, pasi i mora vetëm emrin e mbiemrin dhe një numër telefoni (që më vonë doli se ishte numri i telefonit të punës dhe ajo ndryshoi vendin e punës dhe pas kësaj, nuk pata më mundësi ta gjeja dot këtë person...



I tregova këto raste për të dhënë një model të këtyre rasteve. Kjo është diçka që ndodh jo rrallë Z. Mërgim dhe duhet patur jo vetëm kujdes, por edhe fat mund të them. Them fat pasi për dy rastet e mia të para unë ende i kam të gjitha informatat e kontaktit të kompanive, por përsëri nuk kam arritur të bëj gjë për të marrë paratë e mia.



Për sa i përket rastit të fundit që përmenda, unë ia ve fajin pakujdesisë sime, duhej që patjetër t\'i kisha marrë asaj jo vetëm emrin e mbiemrin, por edhe adresën e shtëpisë, SSN etj.



Tani pak a shumë unë kam zënë mend prej këtyre rasteve. Zakonisht kur punoj për kompani që i njoh mirë, nuk u kërkoj paradhënie as kontrata. Por kur punoj për kompani për të cilat nuk kam punuar më parë, u kërkoj atyre të firmosin një kontratë që kam në dispozicion për raste të tilla.



Në përgjithësi nuk kam patur probleme me këtë procedurë. Unë gjithmonë kërkoj paradhënie (gjysmën e vlerës së të gjithë përkthimit) për përkthime voluminoze (kur paga është $2500 e sipër). Në fakt me një projekt që mbarova vjet, kërkova gjysmën e parave në fillim dhe m\'i dhanë menjëherë. Projektin e mbarova, por gjysmën tjetër të parave nuk ma kanë dërguar ende, duke më thënë se kanë patur vështirësi financiare për shkak të 11 shtatorit (gjë që mund të jetë e vërtetë). Unë ende shpresoj t\'i marr ato para, por me thënë të drejtën, edhe sikur të mos i marr këto para, nuk ndihem plotësisht e humbur, pasi mora diçka.



Unë nuk ia uroj askujt këtë situatë, por mirë është që të tregohemi të kujdesshëm (unë e para) kur pranojmë projekte nga kompani apo individë të ndryshëm.



Z. Mërgim, nëse nuk dëgjoni më prej tyre, shkruajini se jo vetëm që do të zini një avokat, por do t\'ua nxirrni emrin e tyre në listat e zeza të përkthyesve dhe kështu edhe të tjerët do të dëgjojnë se filan kompani nuk është serioze. Kam dëgjuar shpesh se mbas \"kërcënimeve\" të tilla, këto lloj kompanish paguajnë menjëherë. Edhe një herë ju uroj fat dhe shpresoj t\'ju paguajnë menjëherë për mundin dhe punën tuaj.

Me respekt,

Monika
[addsig]
Collapse


 


Няма конкретен модератор, определен за този форум.
За да докладвате за нарушение на правилата или за да получите помощ, се свържете с персонала на сайта »


Perkthimin e kreva, e nisa dhe ... heshtje.






Protemos translation business management system
Create your account in minutes, and start working! 3-month trial for agencies, and free for freelancers!

The system lets you keep client/vendor database, with contacts and rates, manage projects and assign jobs to vendors, issue invoices, track payments, store and manage project files, generate business reports on turnover profit per client/manager etc.

More info »
Anycount & Translation Office 3000
Translation Office 3000

Translation Office 3000 is an advanced accounting tool for freelance translators and small agencies. TO3000 easily and seamlessly integrates with the business life of professional freelance translators.

More info »